Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se ndeshja kundër Liverpoolit është po aq e rëndësishme sa ajo kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve si dhe përballja me Brighton & Hove Albion në kuadër të FA Cup.

“Kurrë nuk e kam shikuar Milanin si rivalin më të madh, kurrë nuk e kam shikuar Atletico Madridin si armik, kurrë nuk e kam shikuar Arsenalin si një rival të madh. Për mua, është vetëm një ndeshje më shumë mes dy klubeve historike, jo vetëm në Angli – por edhe në botë”, u shpreh Mou.

“Është ndeshje e madhe sepse po flasim për dy klube të mëdha. Tani kemi tri përballje – Liverpool, Sevilla dhe Brighton. Nëse më pyesni nëse mund të zgjedh njërën të Jetë më e rëndësishme, nuk mund të zgjedh”.

“Më e rëndësishmja është Liverpooli sepse është ndeshja e radhës, por dy të tjerat janë gjithashtu të rëndësishme, kështu që shkojmë ndeshje pas ndeshje”, shtoi ai.