Të gjithë kanë qenë me sy e veshë nga Jose Mourinho në momentin kur Interit i nevojitej një trajner.

Edhe pse tashmë nën urdhrat e trajnerit Lucciano Spalleti, Interi ka bërë paraqitje të mira në kampionat, duket se zikaltërve u ka mbetur ora te Jose Mourinho.

Por, trajneri portugez, aktualisht në krye të Manchester United, i cili kujtohet me nostalgji nga tifozët zikaltër për triumfin e trefishtë në vitin 2010, e përjashton rikthimin e tij në futbollin italian.

Nuk është e mundur, jo sepse nuk ndiej pasion për këtë vend, por sepse ka shumë trajnerë të aftë. Ka trajnerë me shumë eksperiencë që janë në fund të karrierës, por edhe të tjerë të rinj shumë të aftë. Italia ka shumë trajnerë cilësorë, ndaj mendoj se skuadrat italiane nuk do t’u besojnë të huajve”, deklaroi portugezi.