Moti në Maqedoni sot do të jetë stabil, kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga jugperëndimi.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën ende do të jetë ngrohtë, por do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, fillimisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare kohëpaskohe e përforcuar juglindore dhe gjatë ditës do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të përcjella me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm. Nga e marta moti do të jetë më i freskët, ndërsa temperatura e mëngjesit do të jetë në ulje graduale.