Institucionet mjekësore, të cilat i mbështet organizata Mjekët pa kufij, dy javëve të kaluara kanë pranuar më shumë se 1.000 të vdekur dhe 4.800 të plagosur në rajonin sirian Guta Lindore, e cila është nën kontroll të kryengritësve.

Në kumtesën e Mjekësve pa kufij theksohet se numri i të vdekurve dhe të plagosurve, që është llogaritur në bazë të të dhënave për periudhën nga 18 shkurtit deri më 4 mars, është “nënvlerësuar”, sepse nuk përfshin të dhëna nga të gjitha institucionet mjekësore.

Të dhënat për numrin e të vdekurve të organizatës herën e fundit janë azhurnuar të dielën.

Sipas Mjekëve pa kufij, gjatë ofensivës të forcave qeveritare mbi Gutën Lindore ishin granatuar apo bombarduar 15 deri në 20 institucione me të cilat bashkëpunon organizata.