Ministria e Kulturës distancohet nga pohimet e Lëvizjes Besa për dyshimin e ka diskriminim etnik në shpalljen për pranim të dy nëpunësve shtetërorë në sektorët për veprimtarinë botuese dhe për trashëgimi kulturore dhe vlerëson se janë të pasakta dhe të pabaza.

Në kumtesën e Ministrisë dikasteriale theksohet se shpallja përgatitet sipas procedurës të zbatuar në pajtim me Ligjin për nëpunës administrativë dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, gjegjësisht nenin 5 i cili e përshkruan metodologjinë për planifikimin e vendeve të reja të punës dhe nenin 20 a paragrafi 2 dhe 6, si dhe nenin 20 b paragrafi 6.

“Para përgatitjes së Planit vjetor për punësim, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka mjet të quajtur balancues, në të cilin vendosen të dhënat për numrin e të punësuarve për përfaqësim të drejtë dhe vetë balancuesi në bazë të të dhënave të vendosura për punësime të reja e llogarit përqindjen. Këto të dhëna pastaj dorëzohen edhe deri te Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu në Agjencinë për administratë ka udhëzim të posaçëm si të dorëzohet kërkesë për shpallje për punësim, ku duhet të theksohet prej cilës përkatësi kombëtare bëhet punësimi”, kumton Ministria e Kulturës dhe thotë se këto ligje dhe procedura janë sjellë gjatë pushtetit paraprak.

Për fat të keq, shton, zgjidhja aktuale ligjore dhe metodologjia i formaton nevojat për punësim në mënyrën e cila e thekson parimin e përfaqësimit të drejtë etnik edhe në vetë shpalljen. Ministria e Kulturës i mbështet angazhimet e reformave të legjislacionit i cili do të jetë në funksion të realizmit të parimeve kushtetuese të barazisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në sektorët për veprimtarinë botuese dhe për trashëgimi kulturore. thotë Ministria, është arritur përfaqësim të barabartë ligjor i bashkësisë shqiptare.

“Pikërisht Qeveria e re dhe udhëheqësia e Ministrisë së Kulturës e ndërpreu praktikën shumëvjeçare për lënie anash të nevojave kulturore të kësaj bashkësie, si dhe të bashkësive të tjera jo shumicë”, thekson Ministria e Kulturës.