Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Turqia i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë z. Selahaddin Mentes.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji priti në takim zyrtar një delegacion nga Turqis i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë z. Selahaddin Mentes.

Në këtë takim ministri Saliji i njohu mysafirët me punën e deritanishme të këtij dikasteri lidhur me reformat në drejtësi të cilat shihen si kusht i rëndësishëm në procesin euro-integrues të vendit.
Nga ana e tij z. Selahaddin Mentes shprehu konsideratë të larte lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kërkoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Sekretari foli për thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, ku vuri theksin në luftën kundër terrorizmit
Të dyja palët diskutuan rreth çështjeve konkrete ku mund të fokusohet bashkëpu sferën e drejtësisë veçmas kur flitet për ekstradimin apo ndalimin e personave me precedent penal në vendin e tyre.
Takimi u mbyll në frymë miqësore mes dy palëve.