Për vizitë sot në Komunën e Kërçovës qëndroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki me bashkëpunëtorët, i cili ua takua me kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari,

Pas takimit në ndërtesën e Komunës ministri dhe kryetari shkuan për vizitë në stacionin pastrues i cili është në fazën përfundimtare dhe ndërtohet me mjetet IPA nga BE-ja.

Ky është ndër ndër stacionet pastruese më moderne në rajon dhe do ta  përfshijë në të ardhmen jo vetëm rajonin urban por edhe vendet përreth në Kërçovë.

Parashihet të lëshohet në përdorim nga fundi i këtij muaji por vetëm faza e parë gjegjësisht pjesa që e përfshin rajoni urban.

Në fazën e dytë është paraparë të kyçen edhe mjediset rurale nga rajoni i Kërçovës.

Дураку

“Ky stacion është me rëndëso të madhe për këtë qytet dhe ne tashmë po punojnë në drejtim që sa më shpejt të fillojë edhe faza e dytë ku vlera e objektit do të arrijë rreth 15 milionë euro, ndërsa mjetet nga fondet IPA të BE-së. Gjithashtu me kryetarin biseduam edhe për problemin me hedhurinat e ngurta dhe si Qeveri jemi të gatshëm t’u ndihmojmë komunave më me efikasitet të ballafaqohemi të gjithë së bashku me hedhurinat që tashmë ne kemi përgatitur studim. Do të ndihmojmë edhe për rregullimin edhe të koritave të lumenjve të cilat krijuan probleme edhe në Kërçovë në periudhën e fundit”, tha Duraki.

Dehari gjithashtu shfaq kënaqësi që Kërçova si komunë mes të parave do të fitojë stacion të këtillë pastrues i cili është me rëndësi të madhe për qytetin por edhe për vendet përreth sepse në bashkëpunim me Qeverinë shumë shpejt do të fillojmë edhe me fazën e dytë të ndërtimit të këtij stacioni pastrues.

“Më gëzon fakti që tani ka filluar procedura për zgjidhjen e problemit me hedhurinat në nivel rajonal dhe këtu me ndihmën e Qeverisë. Dhe si përfundim gjithsesi sot na premtuan se Ministria do të na ndihmojë të ndërtojmë rrjet kanalizues atje ku nuk ka dhe gjithsesi do të na ndihmojnë ta zgjedhim problemin e koritat e lumenjve të cilat na krijuan shumë probleme kohëve të fundit edhe ne me preventivë të mirë me sukses ballafaqohemi, zgjidhja është qëndrueshme të rregullohen koritat e lumenjve që të mos vijë deri te përmbytjet eventuale”, tha Dehari.