Bashkimi Evropian ka ftuar sot presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të mos shkojë rrugës së proteksionizmit që çon në qorrsokak dhe paralajmëroi dëmet që mund të shkaktojë lufta tregtare për shkak të tarifave të reja amerikane për çelik dhe alumin.

Në bisedimet e Brukselit, ministrat e Ekonomisë dhe Financave të BE-së theksuan se blloku më i madh i tregtisë në botë përkrah lirinë dhe tregtinë e hapur, porse 28 anëtarët e saja do të reagojnë nëse do të jenë cak i doganave amerikane që duhet të hyjnë në fuqi javën e ardhshme.