Presidenti i Republikës Çeke Milos Zeman bëri të enjten betimin për mandatin e tij të dytë në këtë detyrë. Në fjalimin e tij, Zeman tha se shpreson të nxisë qytetarinë. Ai bëri thirrje për futjen e elementeve të demokracisë së drejtpërdrejtë, sidomos atë për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive dhe guvernatorëve rajonalë.

Zeman u zgjodh president i Republikës Çeke për herë të parë në janarin e vitit 2013 dhe është presidenti i parë në historinë e Republikës Çeke ku zgjedhja është bërë drejtpërdrejt nga populli për postin e kreut e shtetit.