Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ka ofruar mbështetje kryeministrit Zoran Zaev nëse ai dhe LSDM-ja vendosin ta tërheqin nga procedurat kuvendore Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Së pari, nëse mendon sinqerisht për të mirën e Maqedonisë dhe nëse deklarohet si politikan reformues, atëherë të vazhdojmë me procesin e reformave, pasi ato janë prioritet i lartë për zhvillimin e vendit. Së dyti VMRO-DPMNE-ja i garanton Zoran Zaevit mbështetje në gjitha reformat, ligjet vetëm nën një kusht: Të tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Mickoski.