Pa lirimin e institucioneve nuk do të ketë zgjidhje për keqpërdorimet, thotë në intervistën e së dielës për REL, Ish anëtari i komisionit të anti-korrupsionit Dragan Malinovski. Pas pesë dorëheqjeve të dorëzuara në Komisionin e Antikorrupsionit pas skandalit me shpenzimin e pa përgjegjshëm të parave të buxhetit, Malinovski tha se shqetëson fati që lufta kundër korrupsionit u është besuar njerëzve të cilët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Jo vetëm për këtë rast, por në të gjitha ato raste ku do të ketë dorëheqje për arsye morale, shëndetësore ose çfarë do lloj tjetër arsye, patjetër se duhet të shqyrtohen. Patjetër se duhet të hetohen arsyet e vërteta për problemet e shkaktuara. Nëse ka elemente që janë bazë për përndjekje penale, gjithsesi se duhet të ndërmerren masat e nevojshme”, u shpreh Dragan Malinovski, ish anëtar i Komisionit të Anti-Korrupsionit.