Me realizimin e vendimit të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja, janë tejkaluar problemet e trashëguara në SHA “11 Tetori Eurokompozit” dhe të punonjësve në këtë ndërmarrje ju është paguar paga, citohet në njoftimin e LSDM-së, duke theksuar se kjo qeveri vazhdon t’i zgjidhë problemet e trashëguara nga pushteti i papërgjegjshëm i VMRO-DPMNE-së.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar realizimin e marrëveshje me SHA 11 Tetori Eurokompozit, ka kryer riprogramimin e obligimeve ndaj Eurokompozit dhe ka bërë pagesë paraprake të obligimeve me marrëveshjen për prodhimin e produkteve të destinuara për nevojat e ministrisë. Pasi që MPB-ja ka kryer obligimet e veta dhe bëri pagesë paraprake, Ministria e Financave përmes llogarisë arkëtare menjëherë i ka transferuar paratë SHA “11 Tetori Eurokompozit”, me çka për çdo punonjës është siguruar shumë prej 22.000 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së përveç pagesës të pagave të punonjësve, Qeveria në mënyrë aktive është kyçur në gjetjen e një zgjidhje të përhershme të problemit në fabrikën SHA “11 Tetori Eurokompozit”.

“Në këtë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja do të sigurojë mjete financiare për përpunim të një analize financiare dhe ligjore për kompaninë, ndërsa do të shqyrtohen dhe zgjidhje të mundshme për zgjidhje sistematike të problemeve të grumbulluara nga vitet e kaluara”, citohet në njoftim.