Është e qartë hipokrizia dhe përpjekja e partisë opozitare. Qytetarët e dinë mirë se VMRO-DPMNE-ja ka pranuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, me shpresë se do të formojnë Qeveri. Sot, Ligjin për përdorimin e gjuhëve VMRO-DPMNE e përdor vetëm si alibi për të vazhduar me bllokimin e reformave dhe me atë të bllokojnë zhvillimin dhe përparimin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së.

Sipas kësaj partie, debati për përdorimin e Ligjit për gjuhët është i hapur 9 muaj dhe nëse VMRO-DPMNE dëshironte, deri tani kishte mundësi të marrë pjesë në procesin e sjelljes të Ligjit.

“Në vend të kësaj partia opozitare vendosi të bllokojë procesin dhe me atë të veprojë kundër vlerave evropiane dhe kundër ndërtimit të një shoqërie, koncept i cili fitoi përkrahje të madhe nga qytetarët në zgjedhjet e fundit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentin 5 i cili është sjellë në vitin 2001.

“Duket se Hristijan Mickovski i mbështet politikat e paraardhësit të tij Nikolla Gruevskit, me çka VMRO-DPMNE përsëri punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit”, përfundon njoftimin partia në pozitë, LSDM.