Mëngjesi i sotëm gjeti një shkrim ndryshe sot në Instagramin e Lori Hoxhës. Dedikuar femrave në këtë 8 mars, Lori ndër të tjera kishte përshkruar edhe rrugëtimin e saj dhe të ëmës e të motrave në dhjetë vite mungesë së figurës atërore. Duke e theksuar mirënjohjen ndaj të atit, trashëgimtarja e Top Channel shprehej se pjesa tjetër mbetej një betejë për të mbajtur ngritur ‘perandorinë’ që la pas Dritan Hoxha.

Edhe pse shumica e komentuesve e mbështeti Lorin për këtë shkrim, ka qenë një nga ish-banoret e Big Brother 1, që e ka sulmuar Hoxhën në profilin personal. ‘O Zot, na lër rehat! E di se sa e vështirë është ta shtys me miliona euro. Jeta është kaq e vështirë kur të duhet të mendohesh se çfarë ngjyre ta zgjedhës Lamborxhinin. Urdhëro’, ka shkruar Ilda Gega, duke i bashkangjitur statusit të saj dy adresa organizatash për bamirësi në Shqipëri. Mesa duket, Ilda nuk ka qenë aspak dakort me mesazhin e përzgjedhur të Lorit.

Kjo e fundit nuk ka kthyer ende ndonjë koment apo të ketë reaguar publikisht, e nuk dihet nëse do të merret personalisht me këtë çështje.

Image