Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi biznesmenin Naim Sallahu i arrestuar para një muaji për kërcënim të shefit të OSHP-së, Blerim Dina.

Lirimin nga paraburgimi të Sallahut e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

“Është aprovuar kërkesa ime për lirim nga paraburgimi”, ka thënë Koci për Express.
Naim Sallahu dhe biznesmeni Shaban Lushtaku ishin arrestuar para një muaji për kërcënimin e shefit të OSHP’së, Blerim Dina.

Rastin e kishte denoncuar vetë Dina. Arsyeja e gjithë këtij kërcënimi, sipas tij, është një tender 21 milionësh.