Vlerësimet e ish-zëvendëskryeministrit Imer Selmani, të shprehura në emisionin „360 Gradë”, janë se LSDM-ja dhe BDI-ja duhet të merren vesh që sa më shpejtë ta kalojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas Selmanit, Zaevi duhet ta ruajë partneritetin me BDI-në dhe me partitë tjera, derisa paralelisht t’i zgjidhë obstruksionet e VMRO-DPMNE.

Për njeriun e parë të Organizatës joqeveritare MCMS, Aleksandar Kërzhallovski, është për t’u habitur që Ligji për gjuhët sforcohet në këtë moment. Qëndrimi i tij është në linjën se zgjedhje në këtë moment nuk duan as LSDM-ja as VMRO-DPMNE-ja, e cila është në fazë të konsolidimit. Vetëm BDI-ja mund të shpresojë në rezultat më të mirë. Megjithatë çështjen e pazgjidhur rreth Ligjit për gjuhët, kundër tyre do ta shfrytëzojnë partitë tjera shqiptare.

Në një situatë të këtillë, nëse tani shkohet në zgjedhje para zgjidhjes së emrit, VMRO-DPMNE gjithsesi mund ta shfrytëzoj në favor të saj, ndoshta rezultatet do të jenë më të këqija për LSDM-në krahasuar me zgjedhjet parlamentare”, tha Aleksandar Kërzhallovski, MCMS.

Javën e ardhshme, Ligji për gjuhët sërish do të gjendet para deputetëve, kështu paralajmëroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani.