Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut në një ndeshje të Bundesligës të shtunën pasdite, ku shkëlqyen dyshja Franck Ribery dhe Robert Lewandowski.

Bayerni triumfoi bindshëm 6-0 ndaj Hamburgut në “Allianz Arena” në javën e 26-të të top ligës gjermane,

Mesfushori francez, Franck Ribery, e theu monotonin në minutën e tetë, duke shënuar për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe super sulmuesi Robert Lewandowski shënoi dy herë në minutat 12-të dhe 19-të.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Arjen Robben e vazhdoi dominimin e skuadrës vendase duke e ngritur rezultatin në 4-0 pas një goditjeje të fuqishme me të majtën.

Bayern s’u ndal me kaq dhe në 10 minutat e fundit realizoi edhe dy herë, së pari përmes Riberys në minutën e 81-të dhe Lewandowskit në të 90-tën, i cili nga penalltia e kompletoi het-trikun.

Bayern tani kryeson në renditje me 66 pikë, 20 më shumë se Schalke në vendin e dytë.

Hamburg, ndërkohë, mbetet në zonën e rrezikshme duke u renditur i parafundit me vetëm 18 pikë. /Express/