Lionel Messi është bërë baba për herë të tretë. Argjentinasi ka publikuar fotografinë e parë në rrjetet sociale. Messi ka publikuar dorën e fëmijës teksa ka lënë një mesazh: “Ciro !!! Falë zotit gjithçka shkoi mirë. Nëna dhe ai janë mirë. Jemi shumë të lumtur”.

Për shkak të lindjes së fëmijës së tretë, Messi nuk do të luajë kundër Malagas sonte. Ai është hequr nga lista, ndërsa Barcelona e ka ftuar Yerri Minan.