Shumë media në Maqedoni dhe disa individë privatë kohët e fundit kanë marrë vëretje me shkrim nga avokatja që përfaqëson disa fotografë profesionistë nga Maqedonia në proces për shfrytëzim të paautorizuar të fotografive të tyre të drejtën e autorit, përcjell TetovaSot.

Fotografët kërkojnë t’u paguhet mundi i tyre, përndryshe do të kërkojnë përmes gjykatave kompensimin prej 250 eurove për një foto të paautorizuar e publikuar nga mediat e vendit.

Iniciativa për të mbrojtur të drejtat e autorëve mbështetet nga Sindikata e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve medial dhe avokatin e tyre Natalia Milenkovska, siç tha për Meta, ka dërguar tredhjetë paralajmërime deri tek mediat dhe persona fizik të cilët në mënyrë të paligjshme kanë përdorur fotot të paraqitren për të arritur një marrëveshje për kompensim për fotografët. Në të kundërt, do të vijojnë edhe paditë, shpjegon Milenkovska./TetovaSot/