Prezantimi i drejtueses së re të policisë në Kanada, nga Kryeministri Justin Trudeau, duket se nuk ka shkuar aq mirë, pasi një incident ka ndodhur në ceremoninë përkatëse.

Ndërsa po prezatonte drejtuesen e policisë, e para grua në këtë pozicion, dy policë që ishin pjesë e ceremonisë, ranë në tokë pa ndjenja.

Dy policët, pësuan gjendje të fikti, ndërsa u nxorrën jashtë sallës për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ceremonia është mbajtur Akademinë RCMP në Regina.

Rreshteri Major Tammy Patterson tha se është shumë e zakonshme që policet te pesojne edhe gjendje te fiketi, pas qendrimit gjate ne kembe, pasi gjaku nuk qarkullon si duhet, nuk arrin deri ne tru dhe mund te biesh”.