Koncepti i qyteteve të mençura, si vegël për përmirësimin e jetesës në mjediset urbane, do të shqyrtohet sot në konferencën kombëtare, që do të mbahet në Shkup, në organizim të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor “Eko-vetëdije”.

Siç theksojnë organizatorët, ky koncept është edhe vegël për mundësi më të mira për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit përmes ndërtimit të mjediseve të qëndrueshme urbane në krijimin e së cilave do të marrin pjesë autoritetet lokale, industria dhe qytetarët në mënyrë të barabartë.

Popullata urbane botërore është në rritje të vazhdueshme dhe pritet deri në vitin 2050, 70 për qind e popullatës botërore të jetojë në mjedise urbane. Mu për këtë shumë qytete në botë tashmë e kanë shqyrtuar nevojën e përdorimit të teknologjive inovative dhe qasjes multisektoriale që me vete sjell edhe kërkesën për bashkëpunim me të gjitha palët e involvuara në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetë në mjediset urbane.