Jurgen Kloppit dëshiron vetëm rezultat pozitiv kundër Manchester Unitedit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, preferon më parë të marrë rezultat pozitiv në një ndeshje se sa të bëjë lojë të bukur dhe të humbasë.

Kështu, ai ka thënë se nëse është nevoja në “Old Trafford” do të parkojë edhe autobusin, vetëm që të kthehet në shtëpi i buzëqeshur.

“Nuk kam problem me mbrojtjen – e di se si është situata, ekipet luajnë stile të ndryshme, por gjithçka dhe më e rëndësishmja është fitorja dhe mund të arrihet në mënyra të ndryshme”, u shpreh Klopp.

“Nëse na duhet të mbrohemi atje (në Old Trafford) do ta bëjmë. Kur ata sulmojnë, shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të involvohen. Nëse njerëzit thonë se po parkohet autobusi, jam ok me atë (me rëndësi me marrë rezultat pozitiv)”, deklaroi Klopp.

Manchester United dhe Liverpool do të përballen të shtunën në “Old Trafford” nga ora 13:30 në kuadër të xhiros së 30 në Premierligë.

Kjo ndeshje është më shumë luftë për pozitën e dytë, të cilën e mban Man Unitedi i Mourinhos me 62 pikë, kurse Liverpooli i Kloppit gjendet në pozitën e tretë me 60 pikë