Kreu i Bankës Popullore të Kinës tha se është i vendosur që të ndërkombëtarizojë edhe më shumë monedhën Yuan, duke përfshirë edhe hapjen e tregjeve financiare.

“Ne kemi marrë masa të mjaftueshme në procesin e ndërkombëtarizimit të Yuanës që tani e tutje do të lejojë që të përdoret në tregti dhe investime”, tha Guvernatori Zhou Xiaochuan në një konferencë për shtyp.

“Për më tepër, Yuan është përfshirë në shportën e monedhës SDR (Special Draëing Rights)”, tha më tej guvernatori.

SDR (Special Draëing Rights) është një aset ndërkombëtar i krijuar nga FMN në vitin 1969 për të plotësuar monedhat kombëtare të anëtarëve të saj. Vlerësimi i SDR bazohet në një shportë të valutave ndërkombëtare të shqyrtuar nga FMN çdo 5 vjet.

Kina po kërkon të zgjerojë më tej tregjet e saj financiare për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Yuan dhe për të inkurajuar monedhën kombëtare jashtë vendit.