Këshilli i Sigurimit i KB-së mbrëmë mori vendim që ta vazhdojë mandatin për edhe një vit, deri më 17 mars të vitit 2019, misionit të tij në Afganistan.

Rezoluta e KS-së u miratua njëzëri në takimin e udhëhequr nga kryesimi holandez.

Në Rezolutë thuhet se vazhdimi i mandatit të misionit për ndihmë në Afganistan (MOONSA) duhet t’u ndihmojë autoriteteve në vend që ta ndërmarrin “përgjegjësinë e plotë” për sigurinë dhe menaxhimin.

Dokumenti e thekson kanosjen nga lëvizja “Taliban”, duke e përfshirë edhe “Rrjetin Hakani”, si dhe Al Kaeda dhe “Shteti Islamik”