Ministrat e punëve të brendshme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot e kanë zgjedhur belgen, Katrin d’Bol për shefe të shërbimit evropian për luftë kundër krimit – Europol, kumtoi sot Këshilli i Bashkimit Evropian.

D’Bol është gruaja e parë, e cila e ka kryer funksionin drejtëreshë e Europolit.

Ajo deri tani ishte shefe e policisë federale belge, ndërsa punën e re me mandat prej katër viteve do ta ndërmerr më 1 maj nga drejtoresha e Europolit, britaniku Rob Venrajt.