Kryeministri grek Aleksis Cipras e pranon idenë e partisë Reka për formimin e një Këshilli për siguri nacionale dhe të hënën të takohet me Stavros Teodorakis i cili që nga dhjetori i vitit 2016 e kanë dorëzuar propozim ligjin për këshill.

Sipas mediave atje, kryeministrigrek është në rrugë për gjetjen e aleatëve të ri për interesa nacionale pas informacioneve se grekët e pavarur lidhur me emrin kanë pozicion ndryshe nga Panos Kamenos.

“Informacione mirë të informuara tregojnë se Aleksis Cipras si asnjëherë më parë deri më tani nuk ka pasur nevojë për aleat në parlament për problemet me Maqedoninë. Raportet me Panos Kamenos kanë arritur deri në një skaj, partneri i koalicionit në mënyrë kategorike ka deklaruar se nuk do pranojë emër për Shkupin nën termin Maqedoni dhe tashmë ka qëndrim të qartë nga kryeministri”, shkruajnë mediat atje.