Majk dikur njihej si një nga anëtarët e grupit “TDS”. Qysh në paraqitjet e para ai u pikas si një nga të rinjtë e talentuar dhe “më ndryshe”, shkruan “Kosovarja”.

Pra, stili i tij në muzikë ishte i veçantë dhe kjo i bëri vend në skenën tonë muzikore. Majk, tani po zhvillon karrierë solistike. Edhe jeta private e tij duket mjaftë interesante.

Nga lidhja me Majlinda Zeken ai ka një djalë, Roanin, që është bërë i njohur sa edhe babai i tij.

Majk tani po shijon një lidhje të re dashurore me ish modelën Melita Nushi, e cila dikur ishte natyrale dhe mjaftë e bukur, ndërkaq tani ka bërë disa operacione plastike që e kanë bërë të duket mjaftë ndryshe.