Ish truproja e kryeministrit Nikolla Gruevski, Igor Spasov, i cili është dënuar për vrasje, mbrëmë ka ikur nga burgu i Idrizovës, shkruan dosie.com.mk. sipas këtij portali, Spasov në ora 2 pas mesnate vetë është kthyer në burg, në gjendje të dehur.

Ai është  i dënuar me 14 vite e 6 muaj burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Spasov tre vite para kohe është transferuar në pjesën e hapur të burgut, prej ku të burgosurit munden shumë më lehtë të ikin.