Dje rreth orës 17:10 një i punësuar në ‘Arseni Jovkov’ ka lajmëruar në polici se jashta shkollës është sulmuar një 16 vjecar nga Studeniçani, përcjell Aktuale.mk.

Sipas informacioneve, djaloshi është sulmuar nga një bashkëmoshatar i tij me shufër metalike.

Në sulm më pas janë bashkangjitur edhe një grup të rinjësh duke e grushtuar atë.

I sulmuari ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe trupit. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.