Futbollisti i Manchester United, Michael Carrick, ka dhënë pak më parë një lajm të hidhur për gjithë tifozët e futbollit.

Carrick ka njoftuar se ai vuan nga probleme me zemrën dhe për këtë arsye do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.

Mesfushori 34-vjeçar ka luajtur për “djajtë e kuq” në 463 takime dhe ka fituar 34 tituj duke u bërë një ikonë e këtij klubi.