Një adoleshente zemërmirë, ëndrra e të cilës ishte të shkonte në universitet, është një hap larg së realizuari dëshirës së saj.

Gjithçka falë një fotoje të shkrepur në momentin e duhur, ku ajo dukej shumë e gatshme të ndihmonte një klient të moshuar gjatë turnit kamariere.

18-vjeçarja Evoni ka marrë një bursë me vlerë 16.000 dollarë pasi fotoja e cila është bërë virale në rrjet I kishte rënë në sy drejtuesve të universitetit të Teksasit Jugor.

Ajo kishte ndihmuar klientin të ushqehej pasi ai ishte pjesërisht i paralizuar.

E reja kishte rreth një vit që punonte në dyqanin e kafesë për të mbledhur para në mënyrë që ët vazhdonte universitetin.

Klienti sapo kishte kryer operacion dhe kishte hasur vështirësi në prerjen e ushqimit, kështu që vajza e kishte ndihmuar duke ia prerë në copa të vogla dhe duke ia bërë më të lehtë ushqyerjen.

Laura Wolf ishte ajo e cila fotografoi gjestin e vajzës dhe e postoi në “Facebook”.