Në vendin ku ishte e vendosur përmendorja e Andon Qosetos sot në mëngjes kanë filluar punimet për heqjen e bazamentit ku qëndronte përmendorja. Heqja e bustit përpara Gjykatës Supreme të Shkupit u bë gjatë mbrëmjes së 22 shkurtit.

Statuja e Qoses u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini.

Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së.

Grupi punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht ka konstatuar një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim për bustet të cilat janë vendosur si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.