Policia britanike ka njoftuar se 21 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, për shkak të ekspozimit ndaj një agjenti nervor të përdorur në sulmin ndaj ish spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia.

Policia njoftoi se vetëm tre persona janë ende në spital, duke u trajtuar për shkak të ekspozimit ndaj agjentit nervor.

Sergei Skripal po lufton me vdekjen në një spital në Britani pasi dyshohet se është helmuar. Ai është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010