Me gjithë ca luhatje të kohës, pranvera pothuajse ka ardhur. Dollapi është një nga gjërat që duhet të riorganizoni patjetër!

E bëjnë të jgithë, pavarësisht sa veshje kanë në të prandaj ju sjellim pesë hapa për të passur një dollap të organizuar.

Blini varëse rrobash cilësore

Zgjidhni varëse sa më të holla dhe me veshje kadife ose velvet. Siç e dini pjesa më e madhe e veshjeve të pranverës janë prej mëndafshi dhe tyli, në këtë mënyrë nuk do të rrëshqasin dhe të bien në tokë.

Pastroni gardërobën nga veshjet që nuk i përdorni më

Nëse keni mbi 6 muaj që nuk i përdorni veshje të caktuara, nuk i pëlqeni apo thjesht nuk ju bëjnë më atëherë është koha t’ i largoni nga gardëroba juaj. Mund t’ia jepni motrës ose mikeshave.

Organizoni veshjet sipas përdorimit

Veshjet më të holla dhe që i përdorni në të përditshmen tuaj vërini përpara në mënyrë që t’i keni keni më praktike në krahasim me veshjet që vishni më rrallë.

Organizoni veshjet tuaja

Vendosini ato sipas ngjyrave apo rasteve që i përdorni, në këtë mënyrë nuk do të humbisni kohë duke kërkuar një veshje të caktuar.

Përdoni kuti për të mbajtur veshjet, këpucët dhe aksesorët që nuk ju duhen

Organizojini ato nëpër kuti kartoni, kosha me thurje ose dhe thjesht kuti plastike.