Irani nuk ka ndërmend të negociojnë me Perëndimin për politikën e vet ndaj Lindjes së Mesme, deklaroi sot lideri suprem fetar i Iranit, Ali Hamnei.

Deklarata e Hamneit paraqet përgjigje të qëndrimit të ministrit të Francës të Punëve të Jashtme Zhan-Iv le Drijan, i cili të hënën gjatë vizitës në Teheran ka theksuar se nevojitet shqyrtim i rolit të Iranit në konfliktet në rajon të Lindjes së Mesme.

“Vendet e Evropës vijnë dhe thonë se duan të negociojnë me Iranin dhe pjesëmarrjen e tij në rajon. Kjo nuk është punë e juaj. Është rajoni ynë. Përse jeni ju këtu?”, theksoi Hamnei.

Sipas tij, Irani është i përgatitur të bisedojë për çështje rajonale vetëm me vendet tjera nga rajoni i Lindjes së Mesme.

Teherani hapur e mbështet presidentin e Sirisë Bashar al Asad në konfliktin me Sirinë, ka ndikim në Liban, përmes lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah, dhe në Irak, përmes partive dhe grupeve shiite, ndërsa vendet arape e akuzojnë dhe për mbështetje të rebelëve shiit në Jemen.