Limaj u lirua nga aktauza.

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata shpalli aktgjykimin. Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

“Nuk provohen elementet e vepres penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza”, tha gjykatësi Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.