Ngritja e temperaturave bëri që këtë fundjavë shumë kosovarë t’ia mësyjnë Shqipërisë. Por, ata në pikë-kalimin kufitar në Morinë u përballen me pritje. Megjithatë, ky problem nuk zgjati shumë.

Me shtimin e numrit të kosovarëve që u nisën për Shqipëri këtë fundjavë ndikoi edhe ngritja e temperaturave.

“Prej Vushtrrisë jemi. Qe 01:30 na ka ra me prit”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

“Qe një orë”, tregoi një tjetër.

Qytetarët fajin për pritje ua lënë procedurave kufitare.

Por kolona mbi 600 metra nuk qëndroi gjatë.

Në një moment polici kufitar kërkoi nga punonjësit doganor që të mos i legjitimojnë udhëtarët fare.