Në orën 9:30 sipas kohës lokale në Gjykatën Supreme në Athinë, siç u paralajmërua filloi seanca në të cilën në mesin e 22 rasteve të cilat janë në rend dite është edhe ankesa për vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Seanca pas dy anulimesh sot do të mbahet, ndërsa siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në seancë të pranishëm janë Grujevski dhe Boshkovski, së bashku me ekipin e tyre të avokatëve.

Gjykatësja kryesuese me Këshillin gjashtëanëtarësh dhe prokurorin në seancën e kaluar potencoi se ky do të jetë anulimi i fundit.