Një grua angleze, e cila ka bërë një operacion rreth 15 000 euro për shtimin e të pasmeve, po kërkon të hyjë në terapi për ankthin që po i shkaktojnë implantet.

Star Delguidice, një 28-vjeçare nga Birmingemi, shkoi në Turqi për të bërë operacionin dhjetorin e kaluar. Procedura zgjati 7 orë, por dyfishimi i përmasave të të pasmeve ka bërë që të pendohet.

Ajo tashmë e ka të pamundur që të qëndrojë ulur për një kohë të gjatë.

“Nuk mendoja kurrë që do të më shkaktonin kaq shumë probleme. Kam ankth prej tyre. Do të hyj në terapi”, tha Delguidice.

Image
Image