Presidenti tur, Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e mbajtur në Mersin, në fokus kishte ngjarjet në Siri.

“Ku është NATO? Ne luftojmë kaq shumë këtu. A nuk është Turqia një anëtare e NATO-s? Në Afganistan menjëherë thirri të gjitha anëtarët e NATO-s, po për Sirinë?”, tha Erdogan duke shtuar se “Na thirrët në Afganistan erdhëm, na thirrët në Somali erdhëm, na thirrët në Ballkan erdhëm. Tani ne të thërrasim ty [NATO], eja në Siri. Pse nuk vjen?”, shkruan AA.

Duke folur për operacionin ‘Dega e Ullirit’, të cilin forcat turke e zbatojnë në veri të Sirisë, Erdogan konfirmoi se deri tani janë neutralizuar së paku 3,212 terroristë.

Ai shtoi se ky operacion vazhdon ngadalë për shkak të kujdesit të Turqisë ndaj civilëve.

“Nëse ne, si terroristët dhe disa vende, lënë mënjanë ndërgjegjen, moralin dhe ndjeshmërinë, marrja e Afrinit do të ishte një punë prej tre ditësh”, theksoi presidenti i Turqisë.

Ai tha se vendi i tij nuk pretendon asnjë territor, porse ky territor duhet të pastrohet nga terroristët.

“Momentalisht kemi nën kontroll 850 kilometra katrorë. Qëllimi është të vendosim nën kontroll dymijë kilometra katrorë”, tha Erdogan.