Ushtria turke dhe aleatët e saj rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin të Sirisë, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Një hap i tillë përbën avancim të madh në operacionin e ushtrisë turke në këtë rajon.

Turqia ka nisur sulmet në veri të Sirisë gati shtatë javë më parë, me qëllim të largimit të kurdëve sirianë (TPG) nga kufiri turk.

Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Të enjten, forcat turke dhe aleatët nga Ushtria e Lirë Siriane kanë marrw kontrollin e qytezës veriore, Jinders, kanë raportuar mediat shtetërore.
Turqia tani kontrollon pesë nga shtatë vendbanime në rajonin verior të Afrinit, kanë njoftuar po këto media,  transmeton Reuters.

Gjatë ditës së sotme, një zëdhënës i YPG-së ka kundërshtuar se rajoni Afrin është rrethuar dhe ka thënë se disa rajone për të cilat Turqia prentedon se i ka fituar, në fakt janë aktualisht zona të luftimeve.

“Forcat e ushtrisë së Erdoganit janë 10-15 kilometra larg Afrinit”, ka thënë zëdhënësi i YPG-së, Nouri Mahmoud.
Erdogan ka deklaruar se pas kontrollimit të rajoneve Afrin dhe Manbixh, operacioni do të zhvendoset në lindje, për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri Siri-Turqi.