Pothuajse të gjitha këngët e Encës kanë arritur me miliona shikime në ‘YouTube’. Duke qenë se ajo është shumë e preferuar nga publiku sidomos nga të rinjtë, Enca mundohet që të publikojë sa më shpesh videoklipe e këngë të reja.

Përpara pak kohësh ajo njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se do të vij me një këngë të re, “Dua”. Kënga e saj është e regjistruar, por xhirimet për klipin vazhdojnë ende. Edhe pse mund të duket si diçka shumë e lehtë, Enca ka thënë se xhirimet i kanë sjellë probleme të mëdha me shëndetin.

Ajo ka postuar në ‘Snapchat’ një ‘story’ ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur. “Duhej të xhiroja jashtë në 2 gradë celsius…me fustanin më të hollë…u bëra qullë deri në kocka prej shiut…tani jam me grip…gjithmonë bëj çdo gjë për xhirimet e klipeve të mia”, ka shkruar Enca.

Së fundmi kënga e saj në bashkëpunim me reperin Noizy, “Bow Down” ka arritur 100 milionë shikime.