Juventusi dëshiron gjithë trofetë e mundshëm këtë edicion, kështu thotë Higuaini.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ishte një ndër protagonistët në “Wembley” në përmbysjen që Juventusi e arriti kundër Tottenhamit, duke realizuar dhe asistuar në fitoren 1-2 të “Zonjës së Vjetër”, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Champions League.

Sulmuesi argjentinas thotë se Juve tani do të luftojë për gjithë trofetë këtë edicion, e duan tripletën, që e ëndërrojnë tash e një kohë.

“Çka bëri Juventusi për t’u rikthyer? Shpirt dhe karakter, por, mbi të gjitha, luajtëm me zemër. Besuam në vetën tonë”, tha Higuain për Marca.

“Ishim duke humbur, por nuk u dorëzuam. Tashmë jemi gjallë në tri gara dhe duam të triumfojmë në të gjitha, ky është Juventusi”.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe paraqitjen. Nuk mund të isha në një klub më të mirë se Juventusi”, shtoi mes tjerash Higuain.