Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre janë në spitale në gjendje kritike pasi që një helikopter u rrëzua në lumin Ist River në Nju-Jork.

Piloti, i cili ka qenë udhëtari i gjashtë në fluturake, ka arritur të që shpëtojë.

Helikopteri, Eurokoter Es350, ka qenë i angazhuar për foto sesion, kur ka rënë në ujë në afërsi të rezidencës zyrtare të prefektit të Nju-Jorkut.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë pesë udhëtarët jashtë helikopterit.

Fluturakja është pronë e kompanisë “Liberti helikopter”, e cila kryen çarter fluturime mbi Nju-Jorkun.

Shkaqet për aksidentin ende hetohen.