Zëdhënësi i talebanëve pakistanezë, Muhamed Kurasani deklaroi se djali i liderit të tij Mula Fazlullah ka qenë në grupin e 21 luftëtarëve të cilët janë vrarë këtë javë.

Sipas Kurasani, ata janë vrarë kur një dron amerikan me raketa ka goditur një shkollë islamike fetare në Afganistan.

Zëdhënësi i lëvizjes talebane në Pakistan në një kumtesë thekson se emri i djalit të Fazlullah është Abdullah dhe paralajmëroi se së shpejti do të vijojnë sulme hakmarrëse.

Kurasani paraprakisht deklaroi se në sulmin që ka ndodhur në afërsi të rajonit fisnor pakistanez baxhur, për të cilin autoritetet pohojnë se ishin cak i konfirmimeve ushtarake, 21 nxënës janë vrarë, pas njoftimit i cili ka arritur nga zbuluesit pakistanezë.

SHBA-ja paraprakisht sot ofroi shpërblim prej pesë milionë dollarëve për informacion për liderin e talebanëve pakistanezë Mula Fazlullah.

Në të njëjtën kumtesë ofrohet edhe shpërblim prej nga tre milionë dollalrë për informacion për Abdull Voli, përfaqësues i lartë i grupit i afërt me talebanët dhe për Mangall Bagz lider i grupit të militantëve të cilët janë në aleancë me talebanët pakistanezë të akuzuar për sulmet ndaj konvojeve të NATO-s.

Departamenti amerikan i shtetit theksoi se shpërblimet për tre militantët i ofron sepse janë kërcënim për Pakistanin si dhe për forcat e koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja në Afganistan.

Vali është lider i grupit Xhamat ul-Ahrar i lidhur me talebanët dhe sulmon civilë të komuniteteve fetare, ushtarë dhe policë dhe kanë vrarë dy nëpunës nga Konsullata e SHBA-së në Peshavar në vitin 2016. Mandal Bag është lider i Lashkar i-islam, i cili është i përfshirë në trafikimin me drogë dhe sulme ndaj konvojeve të NATO-s midis Afganistanit dhe qytetit port pakistanez Karaçi.