Ambasadori Donald Lu nuk e ka fshehur simpatinë që kë për shqiptarët dhe kulturën tonë.

Megjithëse i angazhuar në kërkim të ‘peshqve të mëdhenj’, (siç quan ai zyrtarët e korruptuar), ai ka gjetur kohën për të kaluar disa momente të veçanta në Tropojë.

Lu ka qenë i ftuar nga “Shoqata Toka”, organizim tre ditor për informimin publik për HEC-et në Valbonë, ku gjatë këtij evenimenti nuk kanë munguar vallet dhe këngët, ku pjesë e tyre është bashkuar edhe ambasadori.

Në një video të publikuar nga Report Tv, shihet duke kërcyer me lodra dhe curle, bashkë me qytetarë të pranishëm.

Në këtë organizim të ‘Shoqata Toka’ janë të ftuar edhe zyrtarë të lartë të ministrisë së Mjedisit, deputetë të zonës e ambasadorë të tjerë në vendin tonë.