Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur shumë optimiste se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë shumë shpejt – ditëve në vijim.

Por sipas, kjo çështje duhej të përfundonte shumë më herët.

“Koha ka qenë moti, e kemi tejkaluar kohën dhe fatkeqësisht veç po tejzgjatet. Jam shumë optimiste për konsensusin mes partive politike dhe tani besoj se është vetëm çështje ditësh që kjo çështje të përfundojë”.

“Shpresoj që të gjithë deputetët, posaçërisht ata të partive shqiptare t’i bëjnë reflektimet pozitive që me të vërtetetë të vënë qytetarin në rend të parë dhe ta përfundojnë izolimin”.

“Kishte qenë mirë që edhe ata të reflektojnë ose së paku një pjesë e tyre sepse askujt, më së paku të rinjve tanë nuk i konvenon izolimi. Nuk është lëvizja e lirë vetëm nevojë e bizneseve por është e gjithe qytetarëve, pa dallim”, ka treguar ajo.

Ministrja Hoxha që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se të gjithë ata që e kanë kundërshtuar Demarkacionin nuk kanë më argumente.

Madje ajo ka deklaruar se nuk beson se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.

“Nuk besoj në atë, kemi parë raporte të ndryshme, edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga Komisioni që ishte krijuar në atë kohë nga presidentja Jahjaga kanë treguar se marrëveshja që është nënshkruar në bazë të kritet kadastral është në rregull”.
“Deklarata e përbashkët hap rrugë që nëse është përvjedhur ndonjë gabim eventual, atëherë hap rrugë për korigjimin”.
“Të gjitha palët s’kanë më argument, gjërat që I kanë pasur brenga I kanë në këtë deklaratë”.