“L’Equipe” ka lëshuar bombën e ditës: “PSG-ja kërkoi nga policia mos ta shoqërojë autobusin e Madridit”.

Duket e pabesueshme, por “L’Equipe” raporton nga burime të sigurta, e cila ka lëshuar bombën e ditës. Sipas të përditshmes franceze, PSG-ja kërkoi nga autoritetet që mos ta përcjellin autobusin me lojtarë të Real Madridit nga hoteli e deri te stadiumi “Pars des Prines”, ku do të luhej ndeshja.

Kjo kërkesë sipas L’Equipe është bërë nga PSG-ja disa orë para ndeshjes që u zhvillua të martën, pasi dëshironin të rrisnin edhe më shumë presionin dhe të shkaktonin telashe para sfidës, të cilën e humbi Parisi 1-2 dhe u eliminua nga Champions League.

UEFA do të shqyrtojë edhe këtë përveç se mund ta dënojë PSG-në për fishekzjarrët e hedhura nga tifozët gjatë ndeshjes ku gjyqtari disa herë ndërpreu ndeshjen.