Conor McGregor e ka jetë boksin, por duket se ringu nuk po i mjafton irlandezit kontravers.

Ylli i arteve të përziera marciale e ka çuar në një tjetër nivel përplasjen e tij me 50 Cent, duke përqeshur gjoksin e reperit.

Pas një numri të ofendimeve të shkëmbyera mes tyre, 29 vjeçari nga Irlanda shpërndau një foto në Instagram për ditën e 8 marsit, ku me një shkrim përqeshës i kërkon Fiftyt që të sigurojë një palë sutjena për gjoksin e tij të madh.

“Je 50, 50, 50 vjeç, vafsh në djall”, përfundon shkrimi ofendues i McGregor.

Edhe pse i përqeshur nga McGregor, vlen të përmendet se reperi është 42 vjeç, por “çka janë tetë vjet për një përqeshje të tillë publike”.

Image

Fifty, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jakcson, nuk i është përgjigjur postimit të fundit të Conorit, por sigurisht se nuk do ta marrë me shumë sportivitet thumbimin e fundit.

Lufta mediokre e McGregor dhe Fiftyt filloi kur irlandezi bëhej gati për luftën e tij ndaj Floyd Mayëeather vitin e kaluar.

Në një konferencë për shtyp, irlandezi ofendoi rëndë Fiftyn duke e quajtur lavire, teksa ju drejtua Floydit duke e quajtur Fiftyn një të bankrotuar dhe së shpejti edhe boksieri amerikan do të bëhej një i tillë.

Kujtojmë se McGregor e humbi duelin e tij të boksit ndaj Floyd Mayëeather në një ndeshje me shumë vëmendje mediatike të zhvilluar në gusht të vitit të kaluar në T Mobile Arena të Las Vegasit.

Image