Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle janë në bisedime me Netflix për të sjellë një seri shfaqjesh të profilit të lartë. E përditshmja amerikane The Neë York Times shkruan se kompania i ka propozuar një marrëveshje çiftit Obama për të sjellë një format ekskluziv në shërbimin e transmetimit të videove.

Një ide e mundshme është ajo për një shfaqje të moderuar nga ish-presidenti, me një fokus tek debati për çështje si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimaterike dhe emigracioni – tema të cilat kanë mbizotëruar dy mandatet e Obama-s në Shtëpinë e Bardhë. Sipas The Neë York Times, shfaqjet në Netflix nuk do të përdoren nga Obama për t’ju përgjigjur presidentit Donald Trump apo kritikëve konservatorë, por do të sjellin histori frymëzuese.

Nuk ka ende detaje mbi kushtet financiare të përcaktuara në këtë marrëveshje, por duket se Netflix nuk është e vetmja kompani që kërkon një bashkëpunim të tillë me Obamat.

Edhe drejtues të kompanisë Apple dhe Amazon kanë shfaqur interes në sjelljen e formateve ekskluzive me ish-çiftin presidencial.

Obama është drejtpërdrejt i lidhur me audiencën përmes mediave sociale. Ai numëron më shumë se 100 milionë ndjekës në Tëitter, ndërkohë që faqja e tij në Facebook pëlqehet nga 55 milionë përdorues.